Ahmataj: Ende nuk jemi të qetë

Futboll

Ahmataj: Ende nuk jemi të qetë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:22
Ahmataj: Ende nuk jemi të qetë

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj doli sot në konferencën për shtyp ,në prag të sfidës me Partizanin, që do të luhet nesër në orën 13:30 në Korçë.

Tekniku pranoi se ka vështirësi në ndërtimin e formacionit dhe se problematikat me merkaton nuk janë zgjidhur, gjë që mund të bllokojë edhe aktivizimin e lojtarëve të afruar së fundi në ekip.

A është zhbllokuar merkatoja e Skënderbeut?
Ende nuk jemi të qetë, sepse 4 lojtarët e afruar së fundmi nuk janë federuar ende. Duhen edhe disa procedura që të jenë gati për ndeshjen, por nuk e dimë nëse do t’i kemi nesër për takimin me Partizanin. Nga momenti në moment pritet të zhbllokohet merkato, pasi lojtari që ka bllokuar merkaton, nuk ka dhënë akoma konfirmimin, por e presim që gjithçka të zgjidhet sot.

Sa e vështirë do të jetë nesër ndaj Partizanit?
Kemi shumë vështirësi, sepse jemi shumë të brishtë dhe të paktë në numër.

Përzgjedhjet janë të kufizuara dhe rritet shkalla e vështirësisë, por jam i bindur që të gjithë lojtarët që janë në dispozicion, do të japin maksimumin për të bërë një gjë të mirë në ndeshjen me Partizanin. Të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Kemi marrë rezultate të mira me skuadra të forta, por kemi çaluar me disa skuadra të vogla.

A prisni blerje të tjera në këtë sezon merkatoje?
Jemi në bisedime me shumë lojtarë, për të forcuar skuadrën. Një gjë e tillë rrit konkurrencën brenda stërvitjes dhe kjo ndihmon skuadrën, pasi gjithmonë ka një progres në cilësinë e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat