Milik gjen klubin e ri, mungon vetëm dakordimi me Napolin

Futboll

Milik gjen klubin e ri, mungon vetëm dakordimi me Napolin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:18
Arkadiusz Milik

Arkadiusz Milik po kërkon largimin nga klubi italian, Napoli, pasi nuk po gjen hapësirën e duhur.

RMC Sport ka raportuar se klubi nga Ligue 1, Olympique de Marseille ka arritur një marrëveshje me 26 vjeçarin për një transferim të tij.

Drejtori sportiv i Marseille, Pablo Longoria ka bindur sot Milik që të bashkohet me klubin e tyre, mirëpo këta të fundit tani duhet të gjejnë një marrëveshje me Napolin.

Olympique ka ofruar 7 milion euro për transferimin e tij, mirëpo gjigantët italian kërkojnë rreth €15 milion.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për të përfituar para nga Milik, ku ka të mbetura vetëm 5 muaj në kontratën e tij të tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat