Kryeziu: Atmosfera është shumë e mirë në Antalia, synojmë t’i arrijmë objektivat si ekip 

Futboll

Kryeziu: Atmosfera është shumë e mirë në Antalia, synojmë t’i arrijmë objektivat si ekip 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:48
Kryeziu: Atmosfera është shumë e mirë në Antalia, synojmë t’i arrijmë objektivat si ekip 

Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, që nga sot përgatitjet po i vazhdon në Antalia të Turqisë.  

Në një atmosferë të shkëlqyeshme brenda ekipit po ashtu edhe kushtet ideale për stërvitje, trajneri Arbnor Morina po punon me djelmosha. 

Sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu, nga Antalia deklaron për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sot kanë zhvilluar një stërvitje dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Image

“Atmosfera është shumë e mirë, sot kemi arrit në Antalia, kemi zhvilluar një stërvitje, kurse nga nesër do e rrisim intensitetin e stërvitjeve që të përgatitemi sa më mirë”, tha Kryeziu. 

Si e sheh Arbërinë në pjesën e dytë të kampionatit, me të mirë?

“Besoj shume që do të kemi paraqitje edhe më të mira në pjesën e dytë të kampionatit. Tani e njohim njëri - tjetrin më mirë dhe jemi komponuar më mirë si ekip dhe besoj që do të kemi paraqitje edhe më të mira”, përgjigjet futbollisti. 

Arbëria renditet në vend të gjashtë me 21 pikë gjatë pjesës vjeshtore në elitën e futbollit të Kosovës, me synim që të arrijë rezultate edhe më të mira në pranverë dhe të sigurojë ekzitencën. 
Kryeziu ka një porosi për dashamirët me të zjarrtë të Dobrajës së Madhe?

“Unë ju premtoj që në çdo ndeshje do të jap maksimumin tim, që ta ndihmojë ekipin të ketë rezultate sa më të mira. Shpresoj që së bashku me ekip do t’i arrijmë objektivat që i kemi si ekip”, përfundon Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat