Fenerbahçe dhe Mesut Ozil po afrohen gjithnjë e më shumë

Futboll

Fenerbahçe dhe Mesut Ozil po afrohen gjithnjë e më shumë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:06
Fenerbahçe dhe Mesut Ozil po afrohen gjithnjë e më shumë

Fenerbahçe dhe Mesut Ozil po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Emre Belozoglu, drejtori sportiv i gjigantëve të Stambollit, ka pranuar se mesfushori i Arsenalit është më pranë se kurrë firmës me klubin turk.

Kontrata e futbollistit më të paguar në historinë e “Topçinjve” (350 mijë paund në javë) skadon në fund të sezonit, por klubit londinez i leverdis që të lirohet nga detyrimet financiare të fantazistit 32- vjeçar, i cili nuk është në planet e skuadrës që prej muajit mars të vitit të shkuar.

Këtë sezon, Arteta e ka lënë jashtë listës së skuadrës së tij në Premier Ligë dhe në Ligën e Europës.

“Patëm një takim me të dhe menaxherin e tij. Po ndodh ngadalë, por Mesut është më pranë se kurrë Fenerbahçes”, tha Emre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat