Lazio befason Romën, mbyll pjesën e parë me dy gola avantazh

Futboll

Lazio befason Romën, mbyll pjesën e parë me dy gola avantazh

Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:00
Ciro Immobile

Pjesa e parë mes Lazios dhe AS Romës është mbyllur me rezultat 2-0, në të mirë të kaltërve.

I pari që hapi serinë e golave ishte Ciro Immobile 15’, ndërsa më pas shënoi edhe Luis Alberto në minutën e 23-të.

Edhe pse Roma konsiderohej favorite për këtë ndeshje, skuadra e Simeone Inzaghit po tregon se nuk është dorëzuar për garat evropiane.

Me një fitore eventuale, Lazio do të barazohej me pikë me Atalantan dhe Napolin (31 pikë), mirëpo këto të dyja kanë nga dy ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat