​Everton pritet të huazojë Zirkzee nga Bayern

Futboll

​Everton pritet të huazojë Zirkzee nga Bayern

Më: 15 janar 2021 Në ora: 22:39
Joshua Zirkzee

Nga Munichu në Merseyside, tinejxheri pritet të ndërroj skuadër këtë janar.

Everton janë pranë të arrijnë marrëveshje me Bayern Munich për huazimin e sulmuesit Joshua Zirkzee, raporton “talkSPORT”.

Nëse arrihet marrëveshje mes dy klubeve, Everton në fund të huazimit pritet ta bëjë permanente blerjen e Zirkzeet.

19 vjeçari i cili erdhi nga akademia e Bayernit, vlerësohet rreth 9 milionë euro, por Everton nuk do të rrezikoj menjëherë me blerje permanente, pasi që lojtari është ende pa përvojë të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat