Pochettino “shumë i lumtur” me Mbappen pavarësisht që nuk po shënon

Futboll

Pochettino “shumë i lumtur” me Mbappen pavarësisht që nuk po shënon

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:12
Kylian Mbappe

Menaxheri i Paris Saint-Germain ka insistuar se ai është i lumtur me paraqitjet e sulmuesi që janë duke u kritikuar më të madhe në Francë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino e ka mbrojtur Kylian Mbappen nga akuzat dhe kritikat që ai e ka humbur fokusin dhe nuk është në formë.

Ylli i Francës Mbappe ka shënuar vetëm dy herë në shtatë ndeshje në të gjitha garat deri me tani, pasi që kishte shënuar nëntë gola në nëntë ndeshjet e para të sezonit.

“Jam shumë i lumtur me formën e Kylianit”, tha Pochettino në konferencë për shtyp. “Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai po përpiqet shumë për skuadrën. Jam shumë i lumtur me përpjekjet e tij dhe involvimin e tij kundër Marseille”.

“Si me të gjithë të tjerët, ne po shikojmë t’i përmirësojmë por jam i lumtur me përpjekjet e Mbappes dhe përkushtimin e tij. Ai ka luajtur 90 minuta në tri ndeshje (prej që ka ardhur Pochettino), në të cilat unë jam i kënaqur më mënyrën si është”.

“Pritet shumë prej tij dhe ai është në fokus, por siç kam thënë, jam shumë i kënaqur me të, gjatë gjithë kohës, ku ai do të shënojë më shumë gola dhe do të këtë më shumë asiste”.

I pyetur nëse Mbappe ka nevojë për pushim që ta rikuperojë top formën, Pochettino tha: Ka shumë mite për mënyrën se si ju i menaxhoni lojtarët në një skuadër në kushte të aspektit fizik.

“Vendimet tona bazohet për më të mirën e lojtarit. Mbappe ka luajtur në të tria ndeshjet kur kam ardhur unë sepse ai është mirëq. Do të përmirësohet sa më shumë që do të luanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat