Gati kthimi te Reali i Madridit

Futboll

Gati kthimi te Reali i Madridit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:56
Gati kthimi te Reali i Madridit

Teksa dukej se aventura e Gareth Bale tek Totenhami po shkonte më së miri dhe se uellsiani më në fund arriti të gjente formën më të mirë, gjithçka ka ndryshuar me 360 gradë.

Tashmë skuadra e ka të qartë objektivin e saj që është rikthimi i tij tek Reali i Madridit. Sipas mediave angleze, drejtuesit e ekipit të spursave nuk do të bëjnë asnjë përpjekje për blerjen e kartonit të tij.

Dëmtimet e shpeshta të sulmuesit nga Uellsi, kanë bërë që të humbë totalisht formën fizike dhe të mos jetë gati për trajnerin Murinjo.

Nga ana tjetër Bale nuk i ka punët mirë me skuadrën madrilene, të cilët janë shprehur hapur se “kohët e arta” të tij kanë ikur dhe duhet të gjejë një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat