Vllaznia fiton tifozin special

Futboll

Vllaznia fiton tifozin special

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:57
Vllaznia fiton tifozin special

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka folur për ecurinë pozitive të ekipit shkodran. Ai mendon se skuadra kuqeblu po tregon se e meriton vendin e parë dhe e mbështet shumë atë.

“Bravo Vllaznia! Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi! Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë! Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit!

“Forca Vllaznia! Vllaznia kampion!

Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj!”, – shkruan Gjika në “Facebook”-un e tij personal. Ish-kryebashkiaku mbahet mend për investimin e tij marramendës te ekipi i Flamurtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat