Liga 1 e Francës vjen me dy ndeshje interesante

Futboll

Liga 1 e Francës vjen me dy ndeshje interesante

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:41
Liga 1

Liga 1 e Francës rikthehet sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së 20.

Marseille pret në shtëpi skuadrën e Nimes, ndërsa kampioni në fuqi Paris Saint-Germain zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Angers.

Tekniku i ri i PSG-së Mauricio Pochettino do të synojë që pas trofeut të parë në karrierën e tij si trajner, ku triumfoi në finale të Kupës së Francës kundër Marseille, të zë vendin e parë, me një fitore të mundshme kundër skuadrës së Angers.

Pas 19 xhirosh, PSG gjendet në vendin e dytë në tabelë, me 39 pikë, një më pak se vendi i parë Lyon, ndërsa Angers pozicionohen në pozitën e shtatë me gjithsej 30 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të jetë mes Marseille e Nimes. Pritet një fitore e lehtë e Marseille kundër një skuadre që zë vendin e fundit në tabelë, që kërkon të këndellet pas humbjes në finale të Kupës së Francës kundër PSG.

Programi i Ligës 1 të Francës vijon si më poshtë.

17:00 Marseille (6) – Nimes (20) (Stadiumi Orange Velodrome)

21:00 Angers (7) – Paris Saint-Germain (2) (Stadiumi Raymond Kopa)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat