Struga Trim & Lum ndeshet me Dritën dhe Feronikelin

Futboll

Struga Trim & Lum ndeshet me Dritën dhe Feronikelin

Nga: K.G. Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:16
Struga Trim & Lum ndeshet me Dritën dhe Feronikelin

Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum, që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë vonë ka arritur në Durrës, ku do të përgatiten për pjesën e dytë të kampionatit. 

Struga, në këtë mëngjes menjëherë nisi stërvitjet, në kushte të mrekullueshme. 

Dihet që Struga do të jetë në Shqipëri për dhjetë ditë, ata do të luajnë disa ndeshje miqësore, tani për tani janë caktuar sfidat me Ferronikelin dhe Dritën nga Gjilani.

Trajneri Srxhan Zaharievski synon që të ruajë formën e skuadrës ashtu siç ishin në vjeshtë dhe të evitojnë edhe disa gabime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat