Anulohet ndeshja

Futboll

Anulohet ndeshja

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:21
Anulohet ndeshja

Anulohet ndeshja, shkak bora e madhe.

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit në qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së kampionatit të femrave, mes Bilisht Sport dhe Teutës, të planifkuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 13:00.

Zyrtarët e ndeshjes dhe të dyja skuadrat mbërritën në ambientet e stadiumit të qytetit të Bilishtit, por u vendos që ky takim mos zhvillohej për shkak të trashësisë së madhe të dëborës në fushën e lojës.

Treshja e gjyqtarëve dhe delegati, në ambientet e stadiumit të qytetit të Bilishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat