Bytyqi asiston Cikalleshi shënon në Superligën e Turqisë

Futboll

Bytyqi asiston Cikalleshi shënon në Superligën e Turqisë

Nga: K.Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:31
Bytyqi asiston Cikalleshi shënon në Superligën e Turqisë

Konyaspor-it nuk i mjaftoi goli i Sokol Cikalleshit! 

Konyaspor si vendas befasisht mposhtet me rezultat 2:3 nga Goztepe, në kuadër të javë së 19-të të Superligës së Turqisë. 

Në minutën e 54-të, futbollisti Sokol Cikalleshi shënon pas asistimit të Zymer Bytyqit kur ngushtoi rezultatin në 1:2. 

Për Konyaspor shënuan Cikalleshi (54') e Haxhimetoviq (62') dhe për Goztepen Mihojeviq (17'), Zulj (30' e 58'). 
Cikalleshi u paraqit titullar dhe Bytyqi u inkuadrua nga minuta e 46-të.

Konyaspor është në pozitën e 10-të me 22 pikë aq sa ka edhe Goztepe një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat