Tirana shpallet kampion i moshës U-15

Futboll

Tirana shpallet kampion i moshës U-15

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:22
Tirana shpallet kampion i moshës U-15

Janë zhvilluar sot ndeshjet e fazës finale në turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për moshën U-15. Fituese e kësaj grupmoshe është shpallur Tirana, që ka mundur Durrësin në finale me rezultatin e thellë 8:0.

Skuadra kryeqytetase e drejtuar nga trajneri Glen Daja tregoi superioritet në këtë finale, duke dominuar takimin dhe duke triumfuar me goleadë.

Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut ishin të pranishëm edhe Kryeskauti i FSHF-së, Xhemal Mustedanagiҫ dhe eksperti i futbollit, Sulejman Mema, i cili është edhe pjesë e sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Image

Tirana U-15 vinte në këtë finale pasi kishte fituar në fazën e parë të turneut sfidën e parë me ekipin përfaqësues rajonal të Lezhës në shifrat 11 – 1 dhe duelin me ekipin e Korçës me rezultati 1 – 0.

Ndërsa, ekipi përfaqësues rajonal i Durrësit, me trajner Shpëtim Kuçin, kishte mundur në sfidën e parë të turneut ekipin e Gjirokastrës 5 – 0 dhe më pas mposhti ekipin e Fierit pas penalltive me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 0 – 0.
Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13 ka nisur që më datë 12 janar 2021. Qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare.

Në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Në ditët në vijim do të zhvillohen edhe fazat finale për kategorinë e moshave U-13 dhe U-14, ndërkohë që stafet teknike të të gjitha ekipeve kombëtare kanë ndjekur talentet e vegjël në aksion.

U-15 (datëlindja 2007): Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër
Dt.13.01.2021 (E mërkurë) – Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
1. Fieri – Elbasani 4 – 2
2. Durrësi – Gjirokastër 5 – 0

– Ndeshja finale
Fier – Durrës 0 – 0 (3-5 penallti)
– Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Elbasan – Gjirokastër 7 – 3

U15 (datëlindja 2007): Tiranë, Korçë, Shkodër, Lezhë
Dt. 12.01.2021 (E martë) – Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
1. Tirana – Lezha 11 – 1
2. Korça – Shkodër 2 – 1

– Ndeshja finale
Tirana – Korça 1 – 0
– Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Lezha – Shkodra 3 – 2

FINALET E U-15
Dt. 15.01.2021 (E premte) – Kompleksi sportiv “Qendra Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

– Finalja e moshës U-15
Tirana – Durrësi 8 – 0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat