Problemet e Arsenalit rriten, lidhja midis Artetas dhe Lacazette vihet në dyshim

Futboll

Problemet e Arsenalit rriten, lidhja midis Artetas dhe Lacazette vihet në dyshim

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:28
Arteta dhe Lacazette

Shtatë golat e Lacazettë këtë sezon kanë mbushur hapësirën e lënë nga forma e keqe e sulmuesit tjetër, Pierre-Emerick Aubameyang.

Derisa Arteta po i jep më shumë hapësirë e përgjegjësi Gabriel Martinellit dhe Eddie Nketiah, kësisoj pozita e Lacazette është vënë në dyshim.

Gazeta spanjolle AS ka përmendur Lazacettin si një zëvendësues ideal i Luka Jovic te Real Madrid, mirëpo francezi është një tifozë i zjarrtë i Diego Simeone.

Megjithëse Atletico kohët e fundit zëvendësoi Diego Costa me ish sulmuesin e Fulham dhe Celtic Moussa Dembele, ata kanë një mundësi për ta huazuar atë deri në fund të sezonit dhe më pas ta transferojnë përfundimisht.

Për më tepër, AS kanë deklaruar se marrëdhënia e Lacazette me Arteta nuk është ‘më e mira e mundshme’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat