Paçarada asiston në minutën e fundit për golin e fitores, trondit Hannoverin 

Futboll

Paçarada asiston në minutën e fundit për golin e fitores, trondit Hannoverin 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:01
Paçarada asiston në minutën e fundit për golin e fitores, trondit Hannoverin 

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, iu kthyen fitores, që nuk e kishin shijuar që nga fundi i muajit shtator. 

Paçarada u paraqit titullar dhe është hero i fitores, me asistimin e tij perfekt në minutën e fundit, kur realizon Matanoviq për 2:3, duke e tronditur Hannoverin! 

Ata në udhëtim importuan tre pikë të mëdha nga stadiumi "HDI-Arena" në Hannover. 

St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Hannoverit, në kuadër të javës së 16-të të Bundesliga II. 

St. Pauli avancoi me 0:2 dhe në fund fiton me 2:3.

Paçarada tregon angazhim të madh dhe i gëzohet kësaj fitore të rëndësishme në përballje me një rival shumë të fortë. 

Për St. Paulin shënuan futbollistët Zalazar (2'), Burgstaller (10') e Matanoviq (90+2’) dhe për St. Paulin Haraguchi (53' e 55'). Për Hannoverin 96 u paraqit Florent Muslija nga minuta e 33-të në vend të Valmir Sulejmanit dhe ky i fundit u ndëshkua me me karton të verdhë në minutën e 32-të. 

Muslija, Sulejmani - Paçarada 2:3. 

Hannover renditet në vend të gjashtë me 23 pikë, ndërsa St. Pauli mban pozitën e 17-të me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat