Conte: Juvja skuadra për t’u mundur

Futboll

Conte: Juvja skuadra për t’u mundur

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:19
Conte: Juvja skuadra për t’u mundur

Juventusi si pikë referimi për të synuar objektiva të mëdha. Në prag të derbit të Italisë, trajneri I zikaltërve, Antonio Conte, e bëri të qartë: “Ne duhet të kemi respekt për ata që kanë dominuar Italinë për vite me radhë. Kjo sfidë do të na bëjë të kuptojmë se ku jemi”.

Interi është përpara në renditje, por për Conten Juvja mbetet skuadra për t’u mundur:

“Hendeku me bardhezinjtë nuk është ngushtuar plotësisht, le të përpiqemi t’u afrohemi. Juventusi favorit? Nuk dua të tregoj favoritët, ne duhet të kemi shumë respekt për një ekip që ka dominuar për nëntë vjet dhe dëshiron ta bëjë sërish.

Më e pakta që mund të kemi ndaj Juventusit është respekti për atë që ata kanë bërë, nuk ka pasur histori në vitet e fundit. Vitin e kaluar ne shkurtuam diferencën dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë vit, pasi në vitet e kaluara ata shkëputeshin 20-25 pikë të gjithëve dhe nuk ishte mirë.”

Conte shpjegoi se merkatoja e Interit është e mbyllur dhe Eriksen do të duhet të përshtatet në një rol të ri.

“Merkatoja për ne është e mbyllur në hyrje dhe në dalje dhe ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin tonë në skuadër. Pas Brozovicit nuk kemi një regjizor me karakteristikat e duhura, kështu që ne po e vendosim Eriksen në atë pozitë për ta bërë atë të performojë në mënyrën më të mirë. Ai ka luajtur në pozicione të shumta me ne dhe të kesh një lojtar fleksibël është një avantazh. Mund të jetë i dobishëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat