Zidane me telashe

Futboll

Zidane me telashe

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:33
Zidane me telashe

Humbja e Real Madridit ndaj Athletic Bilbaon ishte ndeshja e tyre e 25-të deri më tani këtë sezon dhe raporti i deritanishëm nuk shkon aspak në favor të Zinedine Zidane. 

Ky ka qenë fillimi i tij më i keq në një sezon të plotë në rolin e trajnerit te Real Madrid: 14 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje.

Los Blancos kaluan fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e fundit kundër Borussia Monchengladbach.

Në sezonin e kaluar kur edhe e fituan titullin e La Ligës, skuadra e Zidane kishte vetëm dy humbje në të njëjtën fazë, një në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve. 

Ky sezon ka qenë i keq në krahasim me atë të kaluarin, kurse Atletico Madrid tani ka mundësinë për të shkuar 10 pikë larg rivalëve të tyre të qytetit në garën për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat