Vllaznia mposht Kukësin dhe distancohet nga vendi i dytë

Futboll

Vllaznia mposht Kukësin dhe distancohet nga vendi i dytë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:54
Vllaznia mposht Kukësin dhe distancohet nga vendi i dytë

Ka përfunduar edhe java e 14-të në Superioren shqiptare në futboll, me Vllazninë e cila po marshon drejt titullit të kampionit pas shumë viteve.

Së fundmi, Vllaznia ka shënuar fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Kukësit në udhëtim.

Kësisoj, skuadra nga Shkodra ndodhet në vendin e parë edhe distancohet nga vendi i dytë (Kukësi) në nëntë pikë.

Tirana gjithashtu ka shënuar fitore 2:1 ndaj Kastriotit në shtëpi, e ku në portë për “kaltërebardhët” ishte portieri kosovar, Visar Bekaj që tashmë është i pazëvendësueshëm në portën e kampionëve në fuqi.

Partizani ka mposhtur Skënderbeun 1:2 në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat