Arteta e dëshiron talentin Puig te Arsenali

Futboll

Arteta e dëshiron talentin Puig te Arsenali

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:21
Riqui Puig

Talenti i madh i Barcelonës, Riqui Puig ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit anglez, Arsenalit.

Arsenali ka gjetur paksa formën në ndeshjet e fundit, duke fituar tri radhazi dhe duke marrë një barazim.

Megjithatë, drejtuesit e klubit dhe trajneri Arteta janë të interesuar të përforcojnë më shumë skuadrën, pasi synojnë garat evropiane.

Shumë emra të njohur janë përfolur për t’u transferuar në Emirates, ndërsa së fundmi vend ka zënë edhe talenti spanjoll i Barcelonës, Puig.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, Arteta i ka kërkuar drejtorit sportiv, Edu, që t’ia dorëzojë Riqui Puig në Arsenal këtë afat kalimtar.

Ylli i ri i Barcelonësm i cili është shpallur si ‘Andres Iniesta i ardhshëm’ konsiderohet të jetë lojtari premtues për të cilin Topçinjtë kanë shumë besim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat