​Salah: Ja pse duhet ta mposhtim Manchester Unitedin

Futboll

​Salah: Ja pse duhet ta mposhtim Manchester Unitedin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:45
Mohamed Salah

Mohamed Salah beson se Liverpooli duhet të fitojë kundër Manchester United për shkak të rëndësisë së madhe që ka përballja e së Dielës.

Golashënuesi më i mirë i Premier League pret që beteja gjithmonë e nxehtë në veri-perëndim të ketë një avantazh shtesë sepse të dy ekipet po ndjekin titullin këtë sezon.

Sulmuesi egjiptian, i cili ka 13 gola në kampionat këtë sezon, ka shënuar vetëm një herë në pesë ndeshjet e tij të mëparshme në Premier League kundër Unitedit.

Si rezultat i rënies së Liverpoolit, United ka shënuar ka kaluar tri pikë përpara “të kuqve” të Jurgen Klopp në krye të tabelës, me nëntë fitore nga 11 ndeshjet e fundit në kampionat.

"Loja është me të vërtetë e madhe për momentin, veçanërisht sepse tani ata janë të parët dhe ne jemi të dytët," tha Salah për transmetuesin norvegjez “TV 2”.

"Ata po luajnë mirë edhe këtë sezon. Është një lojë e mirë, por në fund të ditës ne duhet ta fitojmë atë ndeshje, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme.”

"Unë gjithmonë them se është vetëm një lojë, është vetëm një lojë. Por nëse ata fitojnë ata do të jenë gjashtë pikë përpara Liverpoolit dhe nëse ne fitojmë ne do të jemi të barabartë, është pak e veçantë kjo lojë ", shtoi Salah.

Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat