Koeman thotë se ekipi është rikuperuar, tregon se a do të paraqitet Messi në finale

Futboll

Koeman thotë se ekipi është rikuperuar, tregon se a do të paraqitet Messi në finale

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:47
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur para ndeshjes ndaj Athletic Bilbao që do të luhet të dielën në kuadër të finales së Supercopa Espana.

Barcelona nesër do të ndeshet me Athletic Bilbao në fianle të Supercopa de Espana, trajneri Ronald Koeman, duke folur në konferencën për medie para ndeshjes, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ekipin e tij.

“Skuadra ka pasur kohë të rikuperohet mirë, edhe nëse ata bëjnë presion, ne jemi gati”, tha ai.

Holandezi foli edhe për Lionel Messi, për të cilin thuhet se ka një lëndim.

“Ai do të stërvitet, fjalën e fundit e ka ai, ai duhet të tregojë se si ndihet. Por, ne kemi shpresa. Ai është numri 1 në botë, nëse nuk do paraqitet ai nesër do të jetë humbje e madhe për ne”, tha 57 vjeçari.

“Është e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje në mënyrë që të tregojmë se kemi formë të mirë. Ky nuk është titulli më i rëndësishëm, por është mjaft i rëndësishëm dhe ne duam ta fitojmë atë”, tha Koeman.

“Ath Bilbao janë të forë, ata mposhtën Real Madridin. Nuk ka nevojë për të motivuar lojtarët, finalja është vet motivim për ta. Me Messi ekipi është më i fortë, por ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë, me ose pa të”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat