Deschamps i kundërpërgjigjet Moulinit: Çështja e Benzemas tek Franca ka përfunduar

Futboll

Deschamps i kundërpërgjigjet Moulinit: Çështja e Benzemas tek Franca ka përfunduar

Më: 16 janar 2021 Në ora: 18:16
Didier Deschamps

Selektori i Francës, Didier Deschamps, i është përgjigjuar kandidatit për president në Federatën franceze, Michel Moulin.

Kandidati për president tek Kombëtarja franceze, Michel Moulin, kishte deklaruar se nëse ai do të bëhej president, atëherë do ti thoshte Didier Deschampsit që të rikthente sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema në Kombëtare.

Didier Deschamps nuk e ka thirrur në Kombëtare Benzeman që pesë vite, shkaku i një skandali që plasi me ish-anëtarin e francës, Matheu Valbuena dhe Frank Ribery. Procesi gjyqsor është ende duke vazhduar dhe nuk ka një vendim lidhur me qështjen.

Selektori francez thote se Benzema e ka derën e mbyllur, shkaku i komenteve të tij lidhur me jetën private dhe familjen e tij.

“Janë disa fjalë të pakthyeshme. Edhe nëse me kalimin e kohës qetësohen gjërat pak, nuk mund ta harroj atë. Nuk lidhet vetëm me Karim Benzema”, tha ai.

“Ka deklarata edhe nga njerëz të tjerë që çuan në etiketime dhe thënje  që preknin familjen time. Kur ka të bëjë me mua për zgjedhjet e mia si trajner, taktikat, aspektin menagjues, e pranoj atë dhe nuk ka rëndësi. Ata, kaluan vijën e kuqe”, tha francezi.

“Ndikoi në emrin tim, familjen time. Për mua, kjo është e papranueshme. Thënia e disa gjërave domosdoshmërisht çon në agresion verbal ose fizik. Ende vuaj pasojat. Ne nuk mund të harrojmë. Nuk do mund ta harroj. Unë kurrë nuk do ta harroj atë”, perfundoi Didier Deschamps.

Sipas selektorit francez, ai e akuzoi Karim Benzeman për sulme verbale ndaj tij, dhe shkaku i Benzemas poashtu edhe disa personalitete të ndryshme të futbollit e sulmuan atë, si Eric Cantona dhe njerëz të show biz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat