Shqiptari shkëlqen, shënon dhe asiston në Kampionatin e Holandës

Futboll

Shqiptari shkëlqen, shënon dhe asiston në Kampionatin e Holandës

Nga: K.Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 18:20
Armando Broja

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, tregon formë të mirë në fanellën e Vitesses, të cilët në udhëtim ngadhënjejnë me rezultat 4:1 ndaj Emmen-it, në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Holandës.

Broja tregon lojë shumë të mirë, duke shënuar në minutën e 49-të për epërsinë 0:3 në stadiumin "De Oude Meerdijk".  Ai asistoi edhe në golin e dytë kur realizon Tannane.

Për Vitessen shënuan Buitink (2'), Tannane (9') e Broja (49'), Vroegh (90+3') dhe për Emmen de Leeuw (58'). 
Broja ishte ndër më të mirët në fushë, i cili u zëvendësua në minutën e  77-të. 

Ajax kryeson renditjen me 38 pikë por ka një takim me pak se vendi i dytë, Vittese që ka 38 pikë dhe Emmen është në fund me 5 pikë (i 18-ti) apo me 5 barazime e 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat