Camaj: Shpresojmë me Deçiqin që ta ruajmë vendin e dytë dhe synojmë finalen e Kupës së Malit të Zi

Futboll

Camaj: Shpresojmë me Deçiqin që ta ruajmë vendin e dytë dhe synojmë finalen e Kupës së Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 18:32
Camaj: Shpresojmë me Deçiqin që ta ruajmë vendin e dytë dhe synojmë finalen e Kupës së Malit të Zi

Futbollisti Ilir Camaj është optimist se me Deçiqin e Tuzit do të arrijnë rezultate të mira edhe në pjesën e dytë të Kampionatit të Malit të Zi. 

Skuadra shqiptare është befasia më e këndshme e stinorit vjeshtor, nënkampion vjeshtor me 31 pikë, duke mbetur pas për 18 pikë nga Buduçnosti i Podgoricës, por pas vetes kanë lënë Sutjeskën me 30 pikë, Podgoricën 27, Iskrën 24, Zetën 24 sosh etj.

Camaj dëshmoi formë të mirë në pjesën vjeshtore duke shënuar 7 gola apo dy me pak se bashkëlojtari i tij Kristian Vuilaj, që ishin shënuesit më të mirë në ekip dhe në top 10-të shënuesit më të mirë të ligës. 

Image

Deçiqi ka 7 fitore, më së shumti barazime, gjithsej 10 dhe ka pësuar më së paku humbje, 2, sa edhe lideri Buduçnosti, me goldallim 24:15. Deçiqi renditet në vend të tretë për sulmin më të mirë që ka, pas Buduçnostit dhe Sutjeskës dhe sa i përket mbrojtjes është e dyta më e mirë pas Buduçnostit.

“Bota sot”: Tash e një javë Deçiqi ka filluar përgatitjet, cila është atmosfera dhe ku stërviteni më shumë?

Ilir Camaj: Atmosfera është shumë e mirë, e gjithë ekipi është duke u stërvitur. Stërvitemi në stadiumin ndihmës me bari artificial tash e një javë.

“Bota sot”: Deçiqi përfundon në vend të dytë në vjeshtë me 31 pikë, a mendoni se do të jetë edhe më i fortë në pranverë?
Ilir Camaj:
Po, përfunduam në vendin e dytë dhe shpresojmë     që ta mbajmë vendin e dytë deri në fund te kampionatit.

“Bota sot”: Pjesa e dytë e kampionatit nis me 19 shkurt, a besoni dhe shpresoni se do të përgatiteni sa më mirë, ku është forca kryesore e ekipit?
Ilir Camaj:
Po me sa e di unë, ndeshjen e parë ne e luajmë me 20 shkurt kundër Iskrës në Danilovgrad. Me siguri që do të përgatitemi dhe do të jemi në formën më të mirë për fillim të gjysmë sezonit të dytë.

Image

“Bota sot”: Deçiqi është në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi, sa janë gjasat që të fitoni këtë trofe?
Ilir Camaj:
Kemi arritur që të kualifikohemi në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi, gjë e shkëlqyeshme.
Për ne, që do të thotë se edhe aty do të mundohemi të shkojmë në finale dhe ta fitojmë këtë trofe.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e klubit tuaj dhe çfarë premton Iliri?
Ilir Camaj:
Pikësëpari duam ta sigurojmë mbetjen në lig pa barazh dhe më pas do të shohim të luajmë edhe në Evropë pse jo...

Unë premtoj që do të jap maksimumin që të luaj sa më mirë që t’i ndihmoj ekipit dhe shpresoj që me ndihmën e Zotit me sa më shumë gola dhe fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat