Qesharake, lojtarët me fanella të bardha nuk duken fare

Futboll

Qesharake, lojtarët me fanella të bardha nuk duken fare

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:01
Qesharake, lojtarët me fanella të bardha nuk duken fare

Lojtarët e Sivassporit gjatë takimit në udhëtim me Istanbul Basaksehirit ishin të veshur me fanella të bardha.

E kjo ndodh kur një ekip vendos të veshë fanella të bardha në një ditë me dëborë.

Pamje gazmore janë shfaqur ku lojtarët mysafir nuk duken fare në fushën e mbuluar me borë në takimin ndaj kampionëve në fuqi të Turqisë.

Në fakt, bora filloi të binte rreth minutës së 20-të dhe në fillim të pjesës së dytë fusha veçse ishte e mbuluar me borë.

Sidoqoftë, loja vazhdoi dhe loja përfundoi 1-1, derisa Danijel Aleksic dhe Harkan Arslan shënuan golat e duelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat