Nuk kishte para as për bukë

Futboll

Nuk kishte para as për bukë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:10
Pepe

Pepe është një nga mbrojtësit më të ashpër që njeh bota e futbollit.

Mbrojtësi me prejardhje nga Brazili por që luan për Kombëtaren e Portugalisë, në një intervistë të fundit për mediat e huaja ka treguar një histori tejet të dhimbshme.

Pepe i cili bëri emër sa ishte te Porto, e pastaj te Real Madridi ka treguar historinë se si kishte mbetur pa para kur kishte udhëtuar nga Brazili për në Portugali.

“Kur mbërrita në Portugali nga Brazili, kisha vetëm 5 euro vlerë. Këto para i kisha për ta lajmëruar nënën time që jam mirë. Por, në aeroport qëndrova shumë, andaj isha edhe i uritur. Por, prapë vendosa që ato para t’i shfrytëzoj për t’i telefonuar familjes”, ka thënë Pepe.

37-vjeçari kampion europian me Portugalinë, ka treguar edhe arsyen pse zgjodhi Portugalinë para vendlindjes së tij, Brazili.

”Kaloi kohë dhe unë vdisja nga uria. U afrova te Pans/Company dhe i pyeta ata se a kanë diçka për të ngrënë, në të vërtetë aty kishte shumë gjëra, por unë s’kisha para. Ndërkohë një punonjës aty ma dhuroi një sanduiç. Ai nuk e dinte se kush isha, as unë s’e njohja atë.

”Nga ai moment e tutje, unë gjithmonë i kam ndihmuar të tjerëve. Madje kjo është arsyeja pse zgjodha Portugalinë.”, përfundoi ish-lojtari madrilen.

Kujtojmë që tani futbollisti është rikthyer te Porto, pas aventurës në Besiktas dhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat