E çuditshme, skuadra shqiptare përforcohet me lojtarin që ka lindur në Prishtinë, jeton në Serbi!

Futboll

E çuditshme, skuadra shqiptare përforcohet me lojtarin që ka lindur në Prishtinë, jeton në Serbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:37
E çuditshme, skuadra shqiptare përforcohet me lojtarin që ka lindur në Prishtinë, jeton në Serbi!

E çuditshme apo jo! Skuadra shqiptare Struga Trim &Lum, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, është përforcuar me një lojtar, që ka lindur në kryeqytetin e Republikës së Kosovës dhe sot jeton në Serbi.

Ai është Nemanja Bocançiç! 
“Struga Trim &Lum është aktivizuar në tregun e transferimeve, kështu që ka arritur të nënshkruajë me mesfushorin nga Serbia.

Emri i tij është Nemanja Bosançiç, i cili është 25 vjeç dhe luan në mesfushë.

Sipas informacionit, klubi i fundit i Bosançiç ishte Kollubara, dhe ai më parë kishte veshur fanellën e Inxhjiës, Beranes, Borcit të Çaçakut, përndryshe Bosançiç ka lindur në Prishtinë në vitin 1995.

Mbetet vetëm të bien dakord për disa detaje dhe serbi të promovohet zyrtarisht në fanellën e Struga Trim Lum”, shkruan media maqedone “sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat