Chelsea me tri pikë të mëdha nga stadiumi 'Craven Cottage'

Futboll

Chelsea me tri pikë të mëdha nga stadiumi 'Craven Cottage'

Nga: K.G. Më: 16 janar 2021 Në ora: 20:24
Chelsea me tri pikë të mëdha nga stadiumi 'Craven Cottage'

Skuadra e Chelsea fiton në derbin e kryeqytetit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Fulhamin, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Craven Cottage" në Londër.

Futbollisti Mount në minutën e 78-të realizon dhe ia siguron tre pikë të kaltërve.

Nga minuta e 44-të, vendasit mbeten me një lojtar me pak, pasi që Robinson për shkak të një ndërhyrje të ashpër, u përjashtua me karton të kuq. Edhe pse me epërsi numerike Chelsea mezi e fiton sfidën.

Pas javës 19-të në Premier League, Chelsea ngrihet në vend të 7-të me 29 pikë, ndërsa Fulham është i 18-ti me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat