Mount: Ishte një fitore tejet e rëndësishme për ne

Futboll

Mount: Ishte një fitore tejet e rëndësishme për ne

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:32
Mason Mount

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Fulham në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës.

Chelsea triumfoi në “Craven Cottage” me rezultat minimal 1-0, golin e vetëm e shënoi Mason Mount në minutën e 78′ të ndeshjes, në një intervistë pas ndeshjes anglezi u shpreh i ngazëllyer me fitoren ku pohoi se presioni ekzistonte para lojës tek të gjithë lojtarët e Chelseat.

“Ishin pikë tejet të rëndësishme, kohët e fundit ishin të vështira, sidomos pas formës tonë të fundit, ne duhej të shikonim vetën tonë dhe të përmirësoheshim”, tha ai.

“Ishim si një skuadër dhe treguam karakter, duhet të prisnim deri në fund të ndeshjes për të shënuar. Të gjithë e dinim që duhej të fitonim, pra kishim presion nga vetja jonë dhe presioni ekzistonte shkaku i rezultateve të fundit”, tha anglezi.

“Por ata ishin skuadër e vështirë, sepse mbroheshin me pesë lojtarë, na ndihmoi pak kartoni i kuq të por në përgjithësi ishte ndeshje tejet e vështirë”, përfundoi Mason Mount.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat