Napoli konfirmon infektimin e Fabian Ruizit me COVID-19, humb së paku dy ndeshje shumë të rëndësishme

Futboll

Napoli konfirmon infektimin e Fabian Ruizit me COVID-19, humb së paku dy ndeshje shumë të rëndësishme

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:52
Fabian Ruizi

Napoli ka njoftuar se mesfushori se Fabian Ruiz ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë arsye humbet ndeshjen e së dielës me Fiorentinën dhe Superkupën e Italisë me Juventusin.

Reprezentuesi spanjoll është deri tani i vetmi lojtar në skuadër që ka rezultuar pozitiv në raundin e testeve të marra këtë fundjavë.

Ai është vendosur menjëherë në izolim në shtëpinë e tij, sipas protokollit të autoriteteve shëndetësore dhe federatës italiane.

Kjo do të thotë që më shumë prova do të kryhen përpara para ndeshjes ndaj Fiorentinës në Stadio Diego Armando Maradona.

Jo vetëm që Ruiz do të jetë jashtë ndeshjes kundër Fiorentinës, por edhe për ndeshjen e ardhshme të Superkupës së Italisë me Juventusin, e cila do të luhet në 20 janar.

Ky takimet pritet të zhvillohet në terren neutral në stadiumin Mapei në Reggio Emilia, aty ku ndeshjet i zhvillon Sassuolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat