Detaje dhe statistika: Këta janë pesë trajnerët më të suksesshëm që drejtuan Juventusin dhe Interin

Futboll

Detaje dhe statistika: Këta janë pesë trajnerët më të suksesshëm që drejtuan Juventusin dhe Interin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:03
Foto Ilustrim

Nesër në orën 20:45 do të mbahet derbi ndërmjet Interit dhe Juventusit në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Inter do të ndeshet me Juventus nesër ne derbin italian, në prag të derbit ka shumë polemika dhe befasi, aktualisht skuadrat janë afër kreut të tabelës dhe kjo ndeshje do të ndikojë direkt luftën për titullin kampion.

Por, cilët janë trajnerët më të suksesshëm që kanë pasur në menaxhim të dyja skuadrat e njohura italiane?

Claudio Ranieri kishte qenë në drejtim të Juventusit nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Ranieri kur ishte tek Juve u eleminua në Champions nga Chelsea, ndërsa tek Inter nuk la ndonjë shenjë sa i përket fitimit të titujve.

Antonio Conte ishte në drejtimin e Juventus nga viti 2011 deri në vitin 2014, ai arriti të dërgojë Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve të cilën e humbën nga Barcelona.

Conte gjithashtu e riktheu Juventusin në krye të Serie A, ku fitoi 3 Scudetto dhe dy Supercoppa Italiana.

Marcello Lippi ishte tek Juventus nga viti 1994 deri në vitin 1999 dhe nga 2001 deri në vitin 2004 dhe periudha e Juves ishte më e suksesshmja në karrierën e tij.

Lippi me Juven kishte fituar pesë Scudetto, një Coppa Italia, katër Supercoppa Italiana, një Ligë të Kampionëve, një Uefa Cup dhe një hërë Kupën e Botës për klube.

Ndërsa tek Inter ishte nga viti 1999-2000.

Giovanni Trapattoni ishte tek Juventus nga viti 1976 deri në vitin 1986 dhe për herën e dytë nga viti 1991 deri në vitin 1994.

Ndërsa tek Inter, ai ishte nga viti 1986 deri në vitin 1991.

Tek Juve, ai kishte fituar gjashtë Scudetto, dy Coppa Italia, një Ligë të Kampionëve, tre Uefa Cup, një Superkupë evropiane dhe një Intercontinental Cup.

Tek Inter, ai kishte fituar një Scudetto, një Coppa Italia dhe një Uefa Cup.

Alberto Zaccheroni ishte tek inter për një vit, sezoni 2003-2004. Ai nuk fitoi ndonjë trofe.

Me Juventus, Zaccheroni ishte në vitin 2010, eksperienca e tij tek Juventus përfundoi po atë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat