Mane e quan “magjik” Thiagon

Futboll

Mane e quan “magjik” Thiagon

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:28
Thiago Alcantara

Sulmuesi i Reds, Sadio Mane është duke u kënaqur me lojën e spanjollit, me transferin e verës nga Bayern Munich që tashmë nuk është më i lënduar

Sadio Mane është i mahnitur me “magjinë” që e ka Thiago Alcantara, derisa konsideron që Liverpooli ka ofruar “njërin prej lojtarëve më të mirë në botë”.

“Gjithmonë kam thënë se Thiago është njëri prej më të mirëve në pozitën e tij në botë, kjo është e sigurt”, ka thënë Mane për faqen e Liverpoolit, derisa pret që ish ylli i Barcelonës dhe Bayernit të shkelqejë në Angli.

“Ai ishte i pafat me lëndimet, por tani po kthehet. Nuk është lehtë të ktheheni në formën e plotë pas një lëndimi në fushë, por Thiagos i shihet se e ka kualitetin”.

“Nga ndeshja e tij e parë jam impresionuar me për shkak se nuk kisha menduar që ai do të impresiononte kaq shumë në fushë! Ngadalë e hap pas hapi ai po kthehet në nivelin e tij më të lartë, e cila gjë është shumë e mirë për ne dhe për Liverpoolin. Mezi pres!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat