Milani refuzon ofertën e Everton për Rafael Leao

Futboll

Milani refuzon ofertën e Everton për Rafael Leao

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:42
Rafael Leao

Rafael Leao u ble si talent nga Milani, por portugezi ka treguar vetën duke u kthyer në një nga lojtarët kryesor.

Me paraqitjet dhe pesë golat e tij, por edhe katër asistent, ai është bërë një ndër lojtarët më të preferuar nga tifozët kuqezi këtë sezon.

Sipas “Calcio Mercato”, Milani ka refuzuar një ofertë prej më shumë se 30 milionë eurosh nga Evertoni që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Përgjigjja e Milanit ka qenë e prerë duke deklaruar që portugezi është i pashitshëm.

Për drejtuesit kuqezi talenti 21-vjeçar nuk preket, pasi konsiderohet pjesë e projektit të së ardhmes.

Për Leaon ka pasur interesim nga Juventusi kur ku i fundit ishte te Lille, por 29 milionë eurot e Milanit para dy vitesh ishin ato që vendosen të ardhmen e sulmuesit anësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat