Messi stërvitet me Barcelonën para finales për Superkupën e Spanjës

Futboll

Messi stërvitet me Barcelonën para finales për Superkupën e Spanjës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 06:56
Leo Messi

Lionel Messi ka marrë pjesë në stërvitjet e plota të së shtunës para finales së Superkupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Athletic Club.

Kapiteni i Blaugrana kishte pësuar një lëndim të vogël gjatë fitores në La Liga kundër Granadas por sot ka stërvitur me klubin e tij.

Ai ishte përfshirë në skuadër për t’u përballur kundër Real Sociedadit në gjysmëfinale të Superkupës por nuk ishte paraqitur në ndeshje për shkak se kishte pasur probleme në aspektin fizik.

Pasi nuk u paraqit në stërvitjet e së enjtes dhe ka stërvitur vetëm të premten, por sot është kthyer në stërvitjet e plota të së shtunës.

Pavarësisht a do të luajë ai apo jo në finalen e së dielës, nëse ai nuk do të startojë ndeshjen, ai do të jetë gati që të luajë si zëvendësues.

“Ai do ta thotë fjalën e fundit”, tha Koeman para stërvitjes së të shtunës kur u pyet a do të luajë Messi.

“Ai e di më mirë për trupin e tij. Ne do të presim dhe do të shohim a do të vuajë nga lëndimi. Ne shpresojnë që ai do të luajë”.

“Nëse ju i keni lojtarët më të mirë, ju keni më shumë mundësi për të fituar, madje më shumë nëse e keni lojtarin më të mirë në botë”.

“Kjo skuadër është më e fortë me Leon, duke falënderuar kreativitetin dhe efikasitetin e tij – diçka që neve na mungon. Por, nëse ai nuk është aty, një tjetër lojtar do të luajë dhe ne do të përpiqemi të luajmë njëjtë edhe pa të”.

“Ai duhet të jetë 100 për qind gati. Nuk është ndeshja e fundit e sezonit, edhe pse vendimi final mbetet i tij”.

Barcelona mund të rrezikojë fitnesin e Messi, sidomos para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat