Sekreti i zbuluar për Jamie Vardyn nga shoku i tij: Ishte gati ta linte futbollin që të punonte në diskotekat e Ibizas

Futboll

Sekreti i zbuluar për Jamie Vardyn nga shoku i tij: Ishte gati ta linte futbollin që të punonte në diskotekat e Ibizas

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:12
Jamie Vardy

Jamie Vardy gati sa ia ktheu shpinën karrierës së tij në futboll dhe ishte gati të shkonte në Ibiza për të punuar në diskoteka.   

34-vjeçari mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm në Ligën Premier, por jeta e tij ka mundur të marr një kthesë tjetër.

Vardy u bashkua me Leicester Cityn në Championship, për një milion funte në 2012 nga Fleetwood Town, por ai shënoi vetëm pesë gola në sezonin e tij të parë.

Atëherë ai mori një ofertë nga Ibiza, jo për të luajtur futboll, por për të punuar në diskotekë, tregon ish-shokut të skuadrës Ben Marshall.

“Ai kishte një ofertë pune për të shkuar në Ibiza në diskoteka. Ai ishte gati të shkonte, do t’ju tregojë vetë”, ka thënë Marshall.

Siç raportohet në Sun, ish-trajneri i Leicester, Craig Shakespeare ka folur për Vardyn, me trajnerët Nigel Pearson dhe Steve Walsh, ku e bindën Vardy të mos heqë dorë nga futbolli.

Besimi i tyre ishte i vendosur dhe për fat të mirë ata arritën ta bindnin atë se ia vlente të qëndronte në futboll.

Sot ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat