Calhanoglu mbetet te Milani

Futboll

Calhanoglu mbetet te Milani

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:33
Hakan Calhanoglu

Drejtuesit e klubit të Milanit kanë nisur bisedimet me Hakan Calhanoglun për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, bisedimet mes klubit dhe lojtarit kanë avancuar dukshëm.

Mesfushori turk thuhet se ka kërkuar pagë prej pesë milionë eurosh në sezon, që do të plotësohet nga klubi kuqezi.

26-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët”.

Ai këtë sezon në 24 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat