Transferet s’po i kryejnë punë Chelseas

Futboll

Transferet s’po i kryejnë punë Chelseas

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:55
Timo Werner, Hakim Ziyech dhe Kai Havertz

Afati kalimtar i verës për Chelsean ishte thjesht i mahnitshëm. “Blutë” transferuan futbollistët më në formë të Bundesligës, Timo Werner dhe Kai Havertz, kurse nga Ajax transferuan yllin e skuadrës, Hakim Ziyech.

Krejt kjo “alarmoi” skuadrat tjera konkurrente në Premierligë, të cilat prisnin një Chelsea jashtëzakonisht të frikshëm këtë edicion.

Por, nuk doli aspak ashtu siç prisnin të gjithë. Pas 18 xhirove, Chelsea është i renditur në vendin e shtatë me 29 pikë, jashtë vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Treshja Werner, Havertz e Ziyech nuk po e përsërisin formën që kishin vetëm një sezon më herët.

Pas 18 ndeshjeve në Premierligë, Werner ka katër gola të shënuar dhe pesë asistime. Kai Havertz në 15 ndeshje të luajtura në Premierligë ka vetëm një gol dhe tri asistime, kurse Ziyech në nëntë ndeshje ka një gol dhe tri asistime.

Kështu, me gjithë ato para të shpenzuara, Lampard nuk po arrin ta gjejë formulën për të fituar, ndërsa vendi i tij si trajner i “Bluve” nga Londra ka filluar të lëkundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat