“Tërmet” tek Drenica, trajneri i tyre takohet me klubin e madh shqiptar?

Futboll

“Tërmet” tek Drenica, trajneri i tyre takohet me klubin e madh shqiptar?

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:24
Bledar Devolli

Rrahman Hallaci nuk pritet të jetë më numri një i Kukësit dhe tani mbetet për t’u konfirmuar nga vetë klubi pas një mbledhjeje që ka bërë presidenti Safet Gjici, me skuadrën.

Verilindorët po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat, teksa në 6 javët e fundit, kanë grumbulluar 5 humbje. Ish-kapiteni i Kukësit bëhet kështu trajneri i dytë i larguar nga Kukësi për këtë sezon, pas largimit të Skënder Gegës.

Mësohet se drejtuesit e Kukësit janë takuar dje në mbrëmje me trajnerin gjirokastrit, Bledar Devolli, i cili drejton Drenicën në Kosovë. Megjithatë, nuk ka ende diçka konkrete, pasi Devolli është nën kontratë me klubin e Kosovës.

Gjici duket se do t’i besojë një emri që ka shumë eksperiencë, por për momentin i sigurtë është largimi i Hallaçit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat