E diela ka nisur me lajme aspak të mira për trajnerin e Milanit

Futboll

E diela ka nisur me lajme aspak të mira për trajnerin e Milanit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:05
E diela ka nisur me lajme aspak të mira për trajnerin e Milanit

E diela ka nisur me lajme aspak të mira për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, pasi dy titullarë të padiskutueshëm të kuqezinjve, Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez ka në rezultuar të prekur nga koronavirusi dhe janë vendosur menjëherë në izolim.

Dyshimet për futbollistët ishin që të premten, pasi kishin shfaqur simptoma dhe ishin vendosur në izolim, duke mos u stërvitur me skuadrën, ndërsa tamponët e kryer ditën e djeshme kanë konfirmuar dyshimet.

Hernandez dhe Calhanoglu u janë shtuar ballkanasve Ante Rebiç dhe Rade Kruniç, të cilët janë të prekur prej ditësh, ndërsa në Cagliari nuk do të udhëtojnë as Bennacer, Gabbia dhe Saelemaekers, të cilët vijojnë fazën e rikuperimit nga dëmtimi, por edhe Rafael Leao i pezulluar.

Ndaj sardëve Pioli pritet të aktivizojë nga minuta e parë veteranin Zlatan Ibrahimovic, i cili ëstë rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të shoqërohet nga Brahim Diaz pas shpine dhe castillejo e Hauge nga krahët.

Në mesin e fushës pritet të luajnë titullarë Franck Kessie e Sandro Tonali, me blerjen me të re Soualihu Meite në pankinë, ndërsa vendin e Theo Hernandez pritet ta marrë portugezi Diogo Dalot, i cili ka bërë mirë javët e fundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat