Derbi holandez, Barcelona synon trofeun e Superkupës së Spanjës

Futboll

Derbi holandez, Barcelona synon trofeun e Superkupës së Spanjës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:11
Derbi holandez, Barcelona synon trofeun e Superkupës së Spanjës

Barcelona mbylli një sezon të dështuar dhe nisi të rinë me probleme të shumta, teksa pas një vere të komplikuar nga kërkesa për largim e Lionel Messit, skuadra e Koeman nuk po arrinte të merrte rezultatet e duhura në fushën e lojës.

Megjithatë prej disa javës katalanët kanë rigjetur qetësinë dhe me ter fitore radhazi, janë ngjitur ndjeshëm në renditje, ndërsa mbrëmjen e sotme do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun e parë, Superkupën e Spanjës.

Pasi kaluan në finale duke eliminuar Real Sociedad mbrëmjen e të mërkurës, katalanët e Ronald Koeman do të përballen mbrëmjen e sotme me Athletic Bilbaon në finale në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas.

Vetëm pak ditë më parë të dy skuadrat u përballët për kampionat dhe skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman ia doli të triumfojë me rezultatin 2-3, falë një dopiete të Lionel Messit dhe një goli të talentit Pedri.

Megjithatë sonte në orën 21:00 ndryshon “muzika” pasi luhet për një trofe dhe sfida pritet të jetë shumë më e luftuar nga të dy ekipet, ndaj Barcelonës do t’i duhet të djersijë shumë për të ngritur lart Superkupën e Spanjës.

Një tjetër sfidë interesante në Supersport, është edhe përballja mes Ajaxit dhe Feyenoordit në orën 16:45, dy skuadra që këtë sezon rivalizojnë për titullin kampion në Holandë dhe që kanë vetëm tre pikë diferencë në renditje, me ekipin nga Amsterdami që kryeson kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat