Ramos dëshiron një marrëveshje dyvjeçare

Futboll

Ramos dëshiron një marrëveshje dyvjeçare

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:15
Ramos dëshiron një marrëveshje dyvjeçare

Real Madrid dëshiron që Sergio Ramos ta ulë pagën në mënyrë që të mbetet në klub, raporton ABC.

Florentino Perez dëshiron që kapiteni i tij të nënshkruajë një kontratë të re një-vjeçare me një ulje prej 10 përqind të pagës së tij aktuale.

Ramos thuhet se dëshiron një marrëveshje dy-vjeçare me të njëjtën pagë si kontrata e tij aktuale, por ai është i interesuar të qëndrojë në Madrid.

Tash e sa kohë ka ngecje në bisedimet për kontratën e re për qendërmbrojtësin spanjoll, i cili nuk e ka të qartë të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.

Prej vitit 2005, Sergio Ramos është pjesë e Real Madridit, duke bërë 468 paraqitje dhe duke e ndihmuar klubin të fitojë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat