Dy skuadrat gjermane pas Mustafit

Futboll

Dy skuadrat gjermane pas Mustafit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:18
Dy skuadrat gjermane pas Mustafit

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë dhe ende nuk ka ardhur oferta për kontratë të re.

Trajneri Mikel Arteta e vlerëson jashtëzakonisht shumë shqiptarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit për t’ia vazhduar kontratën, por Arsenali deri më tani nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

28-vjeçari ka shumë oferta, por ditë më parë u zbulua se kishte refuzuar dy gjigantët turq Fenerbahcen dhe Galatasarayn, si dhe klubin italian Genoa.

Megjithatë në Gjermani kanë raportuar se mbrojtësi mund të rikthehet të luaj në Bundesliga.

Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin janë dy skuadrat që prej kohësh po duan shërbimet e mbrojtësit.

Që të dyja ekipet duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk duan të rrezikojnë të presin në verë.

Vlen të përmendët se më parë për Mustafin interesim kanë shprehur edhe Barcelona dhe Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat