Ndahet me Drenicën

Futboll

Ndahet me Drenicën

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:39
Ndahet me Drenicën

Drenica ka mbetur pa mesfushorin Jeton Dushi që ka zyrtarizuar largimin.

Mesfushori gjakovar ka qëndruar për gjashtë muaj në Drenicë, teksa befasisht palët janë ndarë.

Ka qenë vet futbollisti që nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me kuqezinjtë.

“Përshëndetje, desha që të ju njoftoj se që nga sot kam ndërprerë bashkëpunimin me KF Drenicën”.

“I falënderojë të gjithë shokët për mbështetjen që ma kanë dhënë sa kam qenë pjesë e klubit, po ashtu i falënderoj edhe grupin e tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ për përkrahjen gjatë gjithë kohës sa kam qenë pjesë e klubit”.

“KF Drenicës i dëshiroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Dushi në profilin e tij zyrtar në Facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat