Media kroate habit, ja me kë e krahason shqiptarin e Kosovës në lidhje me festën e çmendur

Futboll

Media kroate habit, ja me kë e krahason shqiptarin e Kosovës në lidhje me festën e çmendur

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:14
Media kroate habit, ja me kë e krahason shqiptarin e Kosovës në lidhje me festën e çmendur

Anglezët janë kampionë për shkeljen e rregullave. Ata bënë orgji me prostituta, sollën vajza nga vendet e huaja dhe u thanë atyre se nuk kishin nevojë për vetëizolim.

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, është në thumb të kritikave në Kroaci. 

“Pas përgatitjeve dimërore me Dinamon e Zagrebit, Lirim Kastrati festoi ditëlindjen e tij të 22-të në shoqërinë e të dashurës dhe miqve të tij, numri i të cilëve duket se ka qenë më i lartë se i lejuari nga masat epidemiologjike”, shkruan media kroate “24 sata”. 

“Ka të ngjarë që Kastrati të ketë shkelur masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e  koronavirus me festimin e tij dhe Dinamo zbuloi se futbollisti nuk mendon se ai ka bërë ndonjë gjë të gabuar: - Edhe pse ai beson se nuk bëri asgjë keq dhe se festimi i ditëlindjes nuk do të ndikojë në përgatitjen e tij për stërvitje dhe ndeshje.

Kastrati shpreh keqardhje nëse njoftimet nga rrjetet sociale dhe artikujt e botuar në media i shkaktuan shqetësim klubit.  U tha se ata do të analizonin situatën dhe do të vepronin në përputhje me rregulloren e brendshme të klubit.

Por Kastrati nuk është një shembull i rrallë i një futbollisti që shkel masat e ndërmarra për virusin korona. Në të vërtetë, gjatë dhjetë muajve të fundit, shumë futbollistë kanë provokuar zemërimin e publikut me bëma të pabesueshme, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse do të kishte një garë për shkelësin më të madh të masave të koronës, Kyle Walker me siguri do ta gjente veten në luftë për vendin e parë.

Futbollisti brazilian Neymar bëri skandal! Ylli i PSG-së kishte organizuar një aheng dhe 500 njerëz ishin të ftuar në të.  Ai thuhej se e organizoi në natën e vitit të ri në vilën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat