Pioli: Ia dalim edhe me mungesa

Futboll

Pioli: Ia dalim edhe me mungesa

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:56
Pioli: Ia dalim edhe me mungesa

Stefano Pioli duket se po mësohet me telashet që i shkaktojnë mungesat para çdo ndeshjeje dhe këtë e pranoi edhe në konferencën e sotme për shtyp, në prag të transfertës ndaj Cagliarit nesër në mbrëmje.

Këtë herë listës së gjatë të mungesave te kuqezinjtë, i janë shtuar edhe ato të Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu, të cilët rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, megjithatë Pioli shpreh besim se skuadra do t’ia dalë të bëjë mirë.

“Është e vërtetë që na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës, por forca jonë është grupi dhe jam i bindur se kushdo që të zbresë në fushë, do të bëjë shumë mirë. Kemi punuar me durim gjatë gjithë kësaj kohe dhe duam të vazhdojmë të bëjmë mirë”, u shpreh Pioli.

Tekniku kuqezi ka vlerësuar maksimalisht rikthimin e sulmuesit kryesor Zlatan Ibrahimovic dhe ka folur me superlativa për blerjen më të re të kuqezinjve, Soualihu Meite, por refuzoi të komentojë zërat për afrimin e kroatit Mario Mandzukiç.

“Jam shumë i kënaqur për rikthimin e Ibrës, pasi dihen vlerat e tij në fushën e lojës, si në aspektin teknik, ashtu edhe atë karakterial. Meite do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në një repart ku të gjithë kanë bërë mirë gjatë kësaj kohe. Është futbollist që e kam ndjekur dhe ka cilësi shumë të mira, ndaj më pëlqen fakti që e ka nisur me pozitivitet këtë eksperiencë. Për Mandzukiç nuk dua të flas, pasi nuk është lojtar i Milanit. Me merkaton merren drejtuesit dhe unë kam besim të plotë te vendimet e tyre”, tha trajneri i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat