Mandzukic tek Milan punë e kryer, nesër testet mjekësore

Futboll

Mandzukic tek Milan punë e kryer, nesër testet mjekësore

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:57
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic është lojtari më i ri i AC Milan, ai do të kryejë testet mjekësore nesër dhe do të prezantohet në fanellën “Rossonere”.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, marrëveshja ndërmjet Mario Mandzukic dhe Milan është arritur, nesër do të bëhen testet mjekësore para zyrtarizimit të sulmuesit në fanellën “Rossonere”.

Marrëveshja do të bëhet zyrtare nga dita e sotme deri të martën, ish-sulmuesi i Juventusit, do të nënshkruajë kontratë për 18 muaj me mundësi zgjatje, ai do të përfidojë një pagë prej 1.8 milionë euro në vit.

Varësisht nga situata, kontrata e kroatit mund të zgjatet nga gjashtë deri në 12 muaj.

Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me “Bianconerët”.

Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje.

Kroati kishte refuzuar klube të mëdha për të ardhur në “San Siro”, ai do të nënshkruajë kontratën pas testeve mekësore që pritet të bëhen nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat