Revolucioni te Barcelona

Futboll

Revolucioni te Barcelona

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:19
Revolucioni te Barcelona

Sonte me fillim nga ora 21:00 Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon në finalen e Superkupës së Spanjës.

Fituesi do ta fitojë trofeun e këtij edicioni, kurse shumë lojtarë të Barcelonës do të mund ta fitonin trofeun e parë me klubin katalunas.

Gjithsej 13 lojtarë të Barçës sonte kanë mundësinë të fitojnë trofeun e parë me klubin katalanas.

Neto, Dest, Araujo, Mingueza, Junior, De Jong, Pjanic, Pedri, Matheus, Griezmann, Trincao, Braithwaite dhe Fati (i dëmtuar) kanë mundësinë e artë sonte për ta nisur mbarë këtë sezon.

Kjo tregon edhe për ndryshimet e mëdha që po ndodhin në klub. Vitin e kaluar, Barcelona e kaloi pa e fituar asnjë trofe të vetëm.

Për të arritur në finale, Barcelona e mposhti Real Sociedadin vetëm pas ekzekutimit të penalltive, kurse Athletic Bilbao fitoi 2:1 ndaj Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat