Trajneri i Fiorentinës: Nuk është e mundur të mposhtesh 6:0 pa u ndëshkuar

Futboll

Trajneri i Fiorentinës: Nuk është e mundur të mposhtesh 6:0 pa u ndëshkuar

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:32
Trajneri i Fiorentinës: Nuk është e mundur të mposhtesh 6:0 pa u ndëshkuar

Fiorentina u mposht sot në udhëtim nga Napoli me rezultat të thellë 6:0, duke bërë paraqitje të dobët dhe larg nivelit të dëshiruar.

Pas ndeshjes, trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli u ka kërkuar falje tifozëve të Fiorentinës dhe tha se nuk është e mundur të humbasësh 6-0 pa marrë një karton të verdhë. 

“Ne humbëm 6-0 pa marrë një karton të verdhë, dhe kjo më bën të mendoj” tha Prandelli.

“Ne pësuam gjashtë gola nga gjashtë goditje në portë, është e vështirë të komentosh. Ju kërkoj falje tifozëve tanë, nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën time, ne duhet të reagojmë dhe të mos flasim” – theksoi Prandelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat