Vjen oferta për Hazard

Futboll

Vjen oferta për Hazard

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:59
Vjen oferta për Hazard

Eden Hazard nuk po kalon aspak kohë të mira te Real Madridi.

Forma jo e mirë dhe lëndimet nuk po e lënë të tregojë potencialin që posedon belgu.

Mediat pranë klubit madrilen po raportojnë sot se klubi turk, Fenerbahce ka bërë një ofertë për ish-yllin e Chelseas.

Klubi turk po tenton ta marrë Hazardin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit madrilen, i cili nuk po ka përfitim nga mbajtja e Hazardit në skuadër aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat